Google ADS

Magjistari Copperfield detyrohet nga gjykata të zbuloj trikun e zhdukjes së 13 personave

15:55 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Pas lëndimit të një pjesëmarrësi në trikun e njohur si “Lucky #13”, një gjykatë në Las Vegas ka detyruar magjistarin amerikan David Copperfield të tregoj se si bëhet iluzioni me të cilin ai zhduk 13 pjesëmarrës dhe i shfaq përsëri.

Triku i quajtur “Lucky #13” nga Copperfield bëhet duke zgjedhur 13 persona nga audienca të cilët më pas zhduken nga skena, derisa më pas magjistari i kthen ata në një lokacion tjetër.

Një turist britanik, 58 vjeçari Gavin Cox, e ka hedhur në gjyq magjistarin Copperfiled pasi Cox ishte lënduar gjatë ekzekutimit të trikut “Lucky #13” në resortin MGM në Las Vegas.

Cox, banor i qytetit anglez Kent, ishte rrëzuar derisa po largohej me pjesëmarrësit e tjerë nga skena ku ishte kryer magjia, për t’u paraqitur në një lokacion tjetër. Ai ishte dërguar në spital pasi kishte lënduar krahërorin.

Siç transmeton NBC News, Cox ka thënë se mjekët e kishin diagnostifikuar me dëmtim në tru. Në padinë e tij ai ka thënë se i ka shpenzuar mbi 400,000 dollarë për trajtimin mjekësor.

GJatë ditës së martë, producenti ekzekutiv i magjistarit Copperfield, Chris Kenner, ka zbuluar detajet sekrtete të iluzionit “Lucky #13” pasi i është kërkuar nga gjyqtari.

Pasi perdet lëshohen duke fshehur 13 pjesëmarrësit në skenë, ata më pas dërgohen me shpejtësi drejt një dalje e cila i dërgon rreth resortit MGM në Las Vegas. Ata largohen nga ndërtesa dhe paraqiten përsëri në pjesën e prapme të teatrit.

Avokati i turistit Cox, Benedict Morelli, dyshon se ka pasur mbetje të ndërtimeve dhe pluhur në rrugën dalëse përmes së cilës janë larguar pjesëmarrësit, aty ku edhe klienti i tij ishte rrëzuar dhe lënduar. Por, magjistari Copperfield ka thënë se ai e kishte ecur atë pjesë më parë, para shfaqjes, dhe se ajo ishte e pastër.

Gjykimi do të vazhdoj, derisa të martën tjetër pritet që Copperfield të dëshmoj përsëri, transmeton BBC News.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme