Mafiozi famëkeq i Bostonit James (Whitey) Bulger, i cili bënte një jetë të dyfishtë si informator i FBI-së dhe që dikur ishte një nga arratisurit më të kërkuar të Amerikës, u gjet i vdekur sot në burg.
Trupi i 89-vjeçari Bulger u zbulua në një burg të Virxhinias Perëndimore. Zyra Amerikane e Burgjeve tha se FBI-ja po heton vdekjen.
Gazeta Boston Globe, e cila ka shkruar gjerësisht për jetën e krimit të mafiozit Bulger dhe për 16 vitet që kaloi në arrati deri në kapjen e tij më 2011, njoftoi se një i burgosur tjetër i lidhur me mafian është duke u hetuar në lidhje me vrasjen e James Bulger-it.
Bulger po vuante një dënim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor në vitin 2013 për 11 vrasje, nën akuza që përfshinin mes të tjerash shantazhin. Autoritetet thonë se ai kishte bërë përpjekje maksimale për t’iu shmangur arrestimit, duke vrarë dëshmitarë të mundshëm dhe duke korruptuar zyrtarë të zbatimit të ligjit.
Ishte informacioni i dhënë policisë nga një vajzë islandeze, pjesëmarrëse në një konkurs bukurie, që çoi në arrestimin e tij në Kaliforni, ku ai kishte jetuar me të dashurën e tij Catherine Greig, tani 67 vjeç. Greig u deklarua fajtore për strehimin e tij dhe vazhdon të jetë e burgosur në Minesota.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...