Google ADS

Mafia italiane “e përfshirë” në vrasjen e gazetarit sllovak

22:35 | 27 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Vrasja e një gazetari hulumtues në Sllovaki ka tronditur opinion e gjërë.

Sipas raporteve të fundit, vrasja e tij mund të lidhet me krimin e organizuar, transmeton portali arbresh.info

Jan Kuçiak, 27 vjeç dhe partnerja e saj Martina Kusnirova u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Velka Maca, në lindje të Bratislavës.

Policia u dërgua në shtëpinë e çiftit pasi një anëtar i familjes së gazetarit ngriti alarmin.

Jan Kuçiak, gazetar për faqen e internetit të lajmeve Aktuality.sk, thuhet se ka punuar në një histori rreth përfshirjes së mundshme të mafias italiane në mashtrimet që lidhen me subvencionet e Bashkimit Europian në Sllovaki.

Në një intervistë për të përditshmen sllovake Sme, gazetari kanadez Tom Nicholson me seli në Sllovaki tha se Jan i kishte thënë atij se po punonte për një histori rreth aktivitetit të mundshëm mafioz italian në vend.

Artikulli i Jan i fundit i botuar kishte të bënte me evazionin fiskal që ndërlidhej me qeveritarët.

Përmes një deklaratë, Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska tha se “sulmuesit duhet të gjinden sa më shpejt, në mënyrë që gazetarët të ndjehën të sigurtë”.

Vrasja e gazetarit sllovak ka ndodhur disa muaj pas vrasjes së gazetares malteze, Daphne Catuana Galizia, e kishte zbuluar lidhjet qeveritare me Panama Papers./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme