Duke cituar të dhëna nga Qendra e Inteligjencës së Spanjës për Luftën kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, gazeta El Pais thekson se grupe kriminale të organizuara nga Ballkani shpesh fshihen në shtetin spanjoll.
Burime brenda policisë pretendojnë se “bandat serbe tani po luftojnë grupe kriminale holandeze dhe francezo-algjeriane për dominim në tregun e kontrabandës së drogës në Spanjë” dhe se po ndodhin të shtëna, rrëmbime dhe veprime të tjera të dhunshme, të tilla, si zjarri i fundit në një hotel në Marbella, transmeton Telegrafi.
“Raportet e policisë tregojnë se grupet e para kriminale mbërritën në Spanjë në fund të luftës në Ballkan, pra në vitin 2001. Raportet tregojnë se grupet kriminale shqiptare, të cilat merren me vjedhje nga parqet industriale dhe shtëpitë e pronarëve të pasur, mbërritën në vend para bandave nga Serbia-Mali i Zi”, shkruan EL Pais.
Burime nga Garda Civile Spanjolle shpjeguan se “qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që merret me kontrabandën e drogës dhe armëve, gjë që i bën ata edhe më të rrezikshëm”.
Ata pretendojnë se qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi filluan të punojnë në jahte dhe anije tregtare të ndërmarrjeve të mëdha dhe se ata përfundimisht shkuan në Brazil për të marrë të gjithë biznesin nga ekzekutorët origjinal.
Raporti shkruan gjithashtu edhe për arrestimin e shtetasit malazez, Ljubomir Krivokapic më 22 gusht në Barcelonë, duke pretenduar se nuk është rastësi që policia erdhi për të, as nuk është rastësi që dosja e tij të dërgon në Kotor.
Gjegjësisht, Krivokapic akuzohet për vrasjen e një njeriu në një automjet me armë zjarri më 31 maj 2016 në Dobrota, e cila i përket komunës së Kotorrit.
“Një nga vështirësitë e mëdha në gjurmimin e të arratisurve nga vendet e ish-Jugosllavisë është se ata marrin me lehtësi dokumente të rreme. Ata akuzohen nën një emër dhe më pas kthehen në vend me një identitet tjetër dhe kryejnë krime të reja”, tha një burim nga departamenti i anti-krimit në Gardën Civile.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...