“Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë larg Venezuelës”, ka thënë kreu i vendit, Nicols Maduro, pasi Uashingtoni goditi zyrtarët e lartë të gjyqësorit venezuelian me sanksione.
Paketa e re e sanksioneve, që synonte kryeprokurorin dhe shtatë anëtarë të tjerë të Gjykatës Supreme të Venezuelës, u imponua nga Thesari i Shteteve të Bashkuara për “avancimin e qeverisjes demokratike” në vend, transmeton portali arbresh.info.
“Mjaft me ndërhyrje….Shko në shtëpi Donald Trump. Hiqi duart nga Venezuela”, tha Madero në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në TV kombëtare.
Pas fjalimit, qeveria e Venezuelës ka lëshuar një deklaratë, duke e akuzuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit dhe për nxitje të destabilizimit.
“Agresionet e Presidentit Trump kundër popullit venezuelian, qeverinë e tij dhe institucionet e tij kanë tejkaluar të gjitha kufijtë”, tha deklarata.
Situate në Venezuelë është përkeqësuar që nga fundi i marsit. Rreth 43 persona kanë humbur jetën gjatë protestave anti-qeveritare, ndërsa gjendja ekonomike për qytetarët është duke u vështirësuar gjithnjë e më shumë./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit