Presidneti i Venezuelës, Nicolas Maduro, pritet të zgjerojë sundimin e tij, ndërsa Partia Socialiste në pushtet përgatitet të marrë kryesimin ndaj Kongresit.
Kongresi është institucioni i fundit në vend mbi të cilin Maduro nuk kishte kontroll, raporton AP, transmeton portal arbresh.info
Kongresi i ri do të drejtohet nga ish shefi i kabinetit Maduro Jorge Rodriguez, i cili më parë zhvilloi negociata të mbështetura ndërkombëtarisht me opozitën, si dhe me të dërguarit e administratës Trump.
Blloku i Partisë Socialiste në Kongres do të drejtohet nga udhëheqësi Diosdado Vabello, i cili, siç shton AP, konsiderohet njeriu i dytë më i fuqishëm në vend.
Duke njoftuar strukturën e udhëheqjes, Maduro i bëri thirrje Kongresit të ri të kërkojë dialog me opozitën dhe të përqendrohet në masa urgjente ekonomike.
Muajin e kaluar, aleatët e Maduro fituan zgjedhjet e bojkotuar nga opozita, të cilat Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe disa qeveri të tjera të i shpallën si të pavlefshme./arbresh.info/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...