Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ekonomike ndaj Venezuelës, lidhur me atë që u cilësua si rizgjedhje nëpërmjet “mashtrimit” e presidentit Nicolas Maduro për një mandat të dytë gjashtëvjeçar.
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon kompanitë amerikanë të kryejnë tregti me naftën e Venezuelës, dikur një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.
Autoritetet në Karacas e kritikuan vendimin për sanksione.
Nicolas Maduro e cilësoi rizgjedhjen e tij si një “vendim historik”. Sipas zyrtarëve që administruan procesin zgjedhor, ai fitoi 68 për qind të votave, me një avantazh të dukshëm ndaj rivalit të tij më të afërt, ish-ushtaraku Henri Falcon i cili fitoi 21 për qind të votave.
Por procesi u shënua nga një mospjesëmarrje historike prej 52 për qind të votuesve, kjo si pasojë e muajve të tërë me trazira ekonomike, shoqëruar nga mungesa e ushqimeve, ilaçeve dhe protesta të dhunshme. Edhe koalicioni opozitar i quajtur “Tryeza e Unitetit Demokratik”, i bojkotoi zgjedhjet, duke i cilësuar ato si farsë.
Një koalicion prej 14 vendesh të kontinetit Amerikan, përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Meksikën, njoftuan se do të kufizojnë lidhjet diplomatike me Karakasin./Top Channel
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...