Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka thënë se problemi i furnizimit me energji elektrike, me të cilin po përballet ky vend, do të zgjidhet në orët e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 22 krahina, duke përfshirë dhe kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, për tre ditë ishin pa furnizim me energji elektrike.
Maduro ka deklaruar se punimet për tejkalimin e problemit janë në vijim e sipër, ndërsa një pjesë e vendit është në errësirë që nga fillimi i javës.
Ai njoftoi më herët krijimin e një komisioni të posaçëm për të hetuar sabotimin, të cilin nga fillimi i marsit çoi në ndërprerjen e energjisë në 22 nga 23 provincat në Venezuelë.
Maduro njoftoi se sot dhe nesër, për shkak të problemit të furnizimit me energji elektrike, nuk do të punojnë kompanitë dhe shkollat. Nga qytetarët kërkojnë qetësi dhe mirëkuptim.
Për shkak të një defekti në hidrocentralin “Guri”, i cili furnizon pjesën më të madhe të Venezuelës me energji elektrike, ka pasur ndërprerje të energjisë në 22 krahina.
Nga ndërmarrja kombëtare e elektro-energjisë “Corpoelec” pohojnë se kjo është sabotim. Po ashtu dhe Maduro ka akuzuar autoritetet amerikane për këtë problem. Qeveria e tij pretendon se është kryer një sulm në hidrocentralin, prandaj kanë mbetur pa energji elektrike.
Venezuela është goditur nga protesta që nga 10 janari, kur presidenti Nikolas Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas bojkotit të opozitës.
Tensioni u përshkallëzuan kur kreu i opozitës, Juan Guaido, më 23 janar shpalli veten president të përkohshëm të shtetit, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine, kurse Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika kanë mbështetur presidentin Maduro.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...