Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u ka kërkuar grave që të kenë gjashtë fëmijë “për të mirën e vendit”.
Duke u paraqitur në një ngjarje televizive që promovonte një plan kombëtar të kujdesit shëndetësor të grave, Maduro udhëzoi gratë të “lindin, të lindin”, shkruan bbc.
Po sipas të njëjtit medium, vendi po përballet me një krizë ekonomike e cila ka rezultuar në mungesë të rëndë të ushqimit dhe ilaçeve.
Midis 2013 dhe 2018, 13% e fëmijëve Venezuelë ishin kequshqyer, thotë agjencia e fëmijëve e OKB-së, Unicef.
Udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó konsiderohet lideri legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 vende. Por Presidenti Maduro, lideri i krahut të majtë të vendit që gëzon mbështetjen e ushtrisë Venezueliane, ka mbetur në fuqi.
“Zoti ju bekoftë që keni dhënë jetë për gjashtë vajza dhe djem të vegjël”, i tha Maduro një gruaje që ndoqi ngjarjen e kujdesit shëndetësor. /Telegrafi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...