Nicolas Maduro, e ka kërcënuar me burgim liderin e opozitës, Juan Guaido. Ky kërcënim po vlerësohet si përpjekje e Maduros për ta frikësuar Guaidon, në mënyrë që ai të tërhiqet nga kërkesa për marrje të pushtetit.
Duke folur para përkrahësve të tij të hënën mbrëma Maduro e shtroi pyetjen se sa do të qëndrojë Guaido në mandatin e tij virtual.
“Deri në vitin 2025? Apo deri në burgim me urdhër të gjykatës supreme të drejtësisë?”, shtoi ai, duke iu referuar mandatit të tij gjashtëvjeçar, pasi kishte pranuar një varg kritikash ndërkombëtare, shkruan The Guardian, përcjell arbresh.info
Diplomatët janë shprehur të befasuar që Guaido nuk është arrestuar ende, dy javë pas deklarimeve për rrëzim nga pushteti të presidentit aktual. Megjithatë, shumë nga ta mendojnë se lirinë e Guaidos po e garanton kërcënimi që SHBA-të ia kanë bërë Venezuelës, sipas të cilit, arrestimi i Guaidos do të ketë pasoja për Maduron.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...