Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro deklaroi mbrëmë se druan prej intervenimit të SHBA-së në vendin e tij, njofton DPA.
“Venezuelasit ndjehen të rrezikuar nga agresioni dhe kanosjet e qarqeve ekstreme në SHBA”, theksoi Maduro.
“Qarqet radikale të cilët e kanë pushtetin në Pentagon, komandën ushtarake jugore të ShBA-së dhe Departamentit Shtetëror përgatisin plane për intervenim kundër Venezuelës”, shtoi ai.
Maduro edhe paraprakisht i akuzoi vendet e tjera dhe grupet e qytetarëve në Venezuelë se janë duke udhëhequr “luftë ekonomike” kundër Qeverisë.
Të shtunën mijëra protestues protestuan kundër Maduros në Karakas.
Ata kërkuan garanci për respektimin e të drejtave të njeriut dhe zgjedhje të reja dhe u prononcuan kundër asaj, që e cilësuan si përafrim drejt diktaturës.
Mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Alfredo Romero theksoi se janë arrestuar mbi 50 persona.
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”,...