Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro deklaroi se “përpjekja e grusht shtetit në vendin e tij ka dështuar”.
“Shtëpia e Bardhë solli veten në rrugë qorre. Përpjekja e grusht shtetit ka dështuar, tani e vetmja rrugëdalje është dialogu, mirëkuptimi dhe respekti”, tha Maduro në një tubim të mbajtur në Bolivar.
Ai theksoi se “Perandoria amerikane ka urdhëruar opozitën që të mos përfshihet në dialog”, duke shtuar se ky ishte një gabim i madh dhe se presidentin e SHBA-së Donald Trump e kanë nxitur këshilltarët e tij që ta bëjnë këtë hap të gabuar.
“Ne duam më shumë dialog dhe më shumë paqe. Ne jemi luftëtarë për paqe”, tha presidenti venezuelas, duke shtuar se nuk do të lejojë askënd të dëmtojë vendin e tij.
Ai tha se dje në Venezuelë kanë mbërritur 933 ton ilaçe nga Rusia, Kina dhe Kuba dhe se të gjitha janë paguar me rregull, duke thënë se Venezuela nuk do të bëhet peng i askujt dhe do të përmirësohet gjendja ekonomike në vend.
Venezuela u përfshi nga protesta që nga 10 janari, kur presidenti Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas bojkotit të opozitës.
Tensionet u përshkallëzuan më tej kur kreu i opozitës Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më 23 janar, me mbështetjen e SHBA-së dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine. Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika qëndruan në mbështetje të Maduros.
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...