Google ADS

Madrid, thyhet banda më e madhe e drogës

16:39 | 14 Mars 2021
A. B.

Policia spanjolle arrestoi 12 anëtarë të bandës më të madhe të drogës në Madrid.

Gjatë këtij aksioni policia sekuestroi një “Ferrari” me vlerë 250 mijë euro dhe një arsenal armësh zjarri si dhe një shpatë japoneze, shkruan usnews, transmeton portali arbresh.info

Gjithashtu u gjeten disa pushkë automatike dhe 600 kilogramë kokainë u sekuestruan në një seri bastisjesh.

Midis sendeve të sekuestruara janë 20 vetura të shtrenjta, si dhe 700 mijë euro para të gatshme.

Policia pretendon gjithashtu se “avokati i drogës” ka kryer punë të paligjshme për atë organizatë.

Anëtarët e bandës përdorën emra të koduar dhe jetonin në ambiente luksoze. Kreu i organizatës, i cili është marokien, ishte i lidhur me bandat në Kolumbi, Maroku, Spanjë dhe Evropën Veriore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme