Qeveria spanjolle theksoi sot, se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, situata ishte nën kontroll, në një përgjigje për vendet që kanë njoftuar kufizime ndaj Spanjës.
Duke nisur nga sot, pasagjerët që mbërrijnë nga Spanja në Britaninë e Madhe duhet t’i nënshtrohen një karantinimi për 14 ditë ndërkohë që Norvegjia ka vendosur kufizime për udhëtimet drejt Spanjës.
Kryeministri francez, Jean Castex rekomandoi disa ditë më parë për francezët të shmangnin vajtjet në Katalonjë, rajon verilindor i Spanjës ku epidemia është rishfaqur në rritje.
“Qeveria spanjolle njofton se situata është nën kontroll, vatrat janë lokalizuar, izoluar dhe nën kontroll”, theksoi Ministria spanjolle e Punëve të Jashtme.
“Spanja është një vend i sigurtë”, shtoi ministria duke nënvizuar se për rastin e karantinës britanike, Spanja është në kontakt me Londrës, vendimet e të cilës ajo i respekton.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...