Autoritetet rajonale të shëndetit të Madridit konfirmuan të martën rastin e parë të koronavirusit në kryeqytet, në fund të një dite kur u zbuluan infeksione të tjera Covid-19 në Katalonia, rajoni i Valencia dhe Ishulli Kanarik i Tenerife.
Të mërkurën në mëngjes u konfirmua një rast i dytë në Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Në total, 10 raste janë regjistruar në Spanjë, megjithëse dy prej atyre pacientëve tashmë janë liruar nga spitali. Ka pasur tetë raste të konfirmuara në vetëm 36 orë.
Të dy rastet e zbuluara në Madrid janë të rinj që kishin udhëtuar së fundmi në veri të Italisë. Ata të dy po paraqesin simptoma të buta të sëmundjes./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...