Madeleine Albright, një emigrante çeke që u bë sekretarja e parë femër e shtetit në historinë e SHBA-së, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Veterane për një kohë të gjatë në politikën e jashtme, Albright u bë kryediplomatja e parë grua në historinë e SHBA-ve në vitin 1997 gjatë qeverisë së Bill Clinton, transmeton portal arbresh.info
E njohur ndryshe si “kampionia e demokracisë”, ajo u bë fytyra kryesore që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë.
Vdekja e saj nga kanceri u konfirmua nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
“Ndikimi që ajo ka pasur në këtë ndërtesë është i përditshëm”, tha Ned Price.
E lindur me emrin Marie Jana Korbelova në Pragë në 1937 – në atë që ishte Çekosllovakia e atëhershme – Albright ishte vajza e një diplomati çekosllovak, i cili u detyrua të migrojë pas pushtimit të vendit të tij nga Gjermania naziste në vitin 1939.
Ajo u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1948, në të njëjtin vit që familja e saj aplikoi për azil politik, me argumentin se ata nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi si kundërshtarë të regjimit komunist të vendit të tyre. Ajo u bë një shtetase amerikane në vitin 1957.
Albright vazhdoi të punojë në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Jimmy Carter dhe më vonë si këshilltare për politikën e jashtme të një numri kandidatësh për zëvendëspresidentë dhe presidencialë.
Një refugjate që iku në SHBA me familjen e saj si fëmijë, ajo bëri histori duke u bërë gruaja e parë që shërbeu si sekretare e shtetit – dhe, si e katërta në radhë për presidencën, gruaja më e lartë në qeverinë amerikane deri në atë kohë.
Si diplomate, Albright ndihmoi në formësimin e botës post-sovjetike gjatë adiministratës së Clintonit, duke përdorur atë që ajo e quajti “idealizëm pragmatik” për të lundruar në ujërat e paeksploruara gjeopolitike. Kjo përfshinte, nganjëherë, një politikë të jashtme agresive që përdorte fuqinë ushtarake të SHBA-së – në vende si Iraku dhe Ballkani – kur diplomacia nuk kryente punë.
Fushatat e bombardimeve të NATO-s në shtetet ish-jugosllave ndihmuan në përcaktimin e një roli post-sovjetik për aleancën perëndimore në një kohë kur e ardhmja e NATO-s ishte shumë në dyshim.
Albright ishte gjithashtu kampione e zgjerimit të NATO-s, duke mbikëqyrur shtimin e Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke në 1999, lëvizje e të cilës pasojat po ndihen fort edhe sot.
Në vitin 1997, ajo u bë Sekretare e Shtetit, duke kapërcyer kundërshtimin nga ajo që disa e quajtën më vonë fraksioni “çdo gjë përveç Albright” të Shtëpisë së Bardhë.
Ajo u bë e njohur për shtyerjen e administratës së Bill Clinton në ndërhyrjen për ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë, që po kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Disa kritikë e quajtën fushatën pasuese të bombardimeve të NATO-s “Lufta e Albright”.
“Unë marr përgjegjësinë e plotë… për të besuar se ishte thelbësore për ne që të mos qëndronim pranë dhe të shikonim atë që Millosheviqi po planifikonte të bënte,” tha ajo në atë kohë. “Ne nuk mund të shikojmë krimet kundër njerëzimit”.
Në vitin 2012, Presidenti i atëhershëm Barack Obama, i dha asaj Medaljen Presidenciale të Lirisë – çmimi më i lartë i disponueshëm për një civil – për punën e saj në Ballkan.
Vetëm një muaj më parë, në prag të pushtimit të Ukrainës, Albright u tërhoq përsëri në qendër të vëmendjes së publikut me një editorial të Neë York Times që synonte presidentin rus Vladimir Putin, të cilin ajo e takoi për herë të parë menjëherë pasi ai mori detyrën në vitin 2000.
“Ukraina ka të drejtë për sovranitetin e saj, pavarësisht se cilët janë fqinjët e saj. Në epokën moderne, vendet e mëdha e pranojnë këtë, dhe po ashtu edhe zoti Putin,” shkroi ajo. “Ky është mesazhi që nënvizon diplomacinë e fundit perëndimore. Ai përcakton ndryshimin midis një bote të qeverisur nga sundimi i ligjit dhe një bote që nuk i përgjigjjet rregullave”./bbc/arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...