Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka kërkuar të mërkurën shkollave të mbajnë “një orë diskutimit” për racizmin dhe antisemitizmin këtë javë, pas përdhunimit të një vajze hebraike në Paris.
Tre adoleshentë u arrestuan këtë javë pas një ankese nga një vajzë 12-vjeçare nga Courbevoie, në perëndim të Parisit, e cila u tha zyrtarëve policorë se ishte përdhunuar në grup dhe ishte fyer me fjalë përçmuese antisemitike, tha Zyra e prokurorit në Nanterre.
Hetimi është i përqendruar rreth akuzave për përdhunim, kërcënimeve me vdekje dhe sulmit.
Incidentet antisemitike në Francë janë rritur prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili e nxiti luftën e Izraelit në Gazë si pasojë.
Macroni reagoi shpejt, në një kohë kur Franca e gjen veten në një fushatë zgjedhore trijavore, pasi ai shalli zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Presidenti i kërkoi ministres së Arsimit, Nicole Belloubet “ta organizojë një diskutim në të gjitha shkollat për luftën kundër antisemitizmit dhe racizmit, për ta parandaluar gjuhën e urrejtjes”, tha Zyra e Macronit.
Kundërshtarët i kanë akuzuar Lëvizjen Nacionale dhe partinë e ekstremit të majtë Franca e Papërkulur, pjesë të Frontit Popullor, se i kanë toleruar qëndrimet antisemitike në radhët e veta.
Këto akuza mohohen nga të dyja partitë.
Lideri i Lëvizjes Nacionale, Jordan Bardella, tha të mërkurën se Franca duhet patjetër ta luftojë “atmosferën antisemitike”, e cila është e pranishme në vend prej se filloi lufta në Gazë./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...