Macroni shpërndan Parlamentin francez pas fitores së të djathtës ekstreme

09:40 | 10 Qershor 2024
A Z

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka shpërndarë Parlamentin francez dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme, pas fitores së madhe të partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Sondazhet në Francë kanë treguar që lista e partisë së Marine Le Pen-it, Marshi Kombëtar, e udhëhequr prej Jordan Bardellas, ka dalë e para, me mbi 30 për qind të votave.

Kjo parti nuk ka shënuar asnjëherë më parë një rezultat kaq të lartë.

Lista e partisë së Macronit, Rilindja, e udhëhequr prej Valerie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2 për qind të votave.

Dalja në këto zgjedhje në Francë ka qenë rreth 51 për qind, pak më shumë se më 2019 – 50.12 për qind.

Macron ka thënë se rezultatet kanë qenë katastrofike për Qeverinë e tij, dhe nuk mund të injorohen.

Ai ka thënë rundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 30 qershor, ndërsa rundi i dytë më 7 korrik.

Zgjedhjet do të mbahen në kohë jo shumë të favorshme, pasi Parisi është duke kryer përgatitjet e fundit për Lojërat Olimpike Verore që këtë herë mbahen në Francë./rel

Të ngjashme