Presidenti i Francës, i quajtur ndryshe edhe si “djali i artë”, Emmanuel Macron, ka filluar të humbasë mbështetjen dhe është duke dështuar të bindë qytetarët e tij se ai është “i duhuri” për Francën.
Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Odoxa për L’Express, është gjetur se gjysma e popullsisë fraceze, rreth 56 përqind, mendojnë se Macron është “president i keq”, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, më pak se gjysma e të anketuarve, rreth 44 përqind, kanë deklaruar se Macron “është president i mirë”.
Sondazhi gjithashtu ka zbuluar se një shumicë e madhe e njerëzve në Francë, rreth 54 përqind, besojnë se kryeministri i zgjedhur nga Macron, Edouard Philipe, nuk po bën punë të mirë.
Sipas të të anketuarve, mendohet se politikat tatimore të Macron favorizojnë të pasurit dhe të suksesshmit.
Në anketim kanë marrë pjesë rreth 995 njerëz./arbresh.info/
Norvegji, treni me 90 pasagjerë del nga shinat
Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave n...
Presidentja e KE-së vizitë në Shkup, thekson nevojën për mir...
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Tetori rozë, Osmani: Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në...
Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe d...