Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, i ka shprehur shqetësimet për rreziqet e sigurisë në centralin bërthamor të Zaporizhjas.
Sipas zyrës së Macronit, presidenti rus ka rënë dakord të dërgonte në vend një mision ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Në deklaratë thuhet gjithashtu se dy presidentët të cilët diskutuan situatën në Ukrainë në një telefonatë më 19 gusht, ranë dakord të vazhdojnë bisedimet edhe në ditët në vijim.
Centralin bërthamor të Zaporizhjas e mori nën kontroll në mars Rusia, menjëherë pasi nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Centrali më i madh bërthamor në Evropë gjatë javëve të fundit ka shkaktuar frikë për një katastrofë bërthamore.
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës.
Kremlini citoi Putinin të ketë thënë se bombardimi i centralit bërthamor të kontrolluar nga Rusia, për të cilin ai fajësoi Kievin, krijoi rrezikun e “katastrofës në shkallë të gjerë”.
Sipas Kremlinit, të dy udhëheqësit kërkuan që ekspertët e IAEA-së të inspektojnë uzinën “sa më shpejt që është e mundur” dhe “të vlerësojnë situatën reale në terren”.
Më 18 gusht në Lviv të Ukrainës, presidenti ukrainas, Zelensky është takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku kanë diskutuar për centralin bërthamor të Zaporizhjas.
“Ne jemi të shqetësuar. Nuk duam një Çernobil tjetër”, tha Erdogan gjatë konferencës për media pas takimeve në Lviv./rel/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...