Google ADS

Macron zhvillon bisedë telefonike me Vladimir Putin

22:55 | 24 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë veprimet e tij në Ukrainë gjatë një telefonate të enjten pasdite, njoftojnë zyrtarët francezë.

“Pasi foli me presidentin ukrainas dhe në konsultim me të, Presidenti i telefonoi Vladimir Putinit për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake ruse, duke kujtuar se Rusia po ekspozohej ndaj sanksioneve masive”, deklaron pallati presidencial në Francë, transmeton portal arbresh.info

Mediat ruse kanë konfirmuar gjithashtu se telefonata mes dy liderëve ka ndodhur. Shërbimi i shtypit i Kremlinit tha se Putin “ka dhënë një shpjegim shterues të arsyeve dhe rrethanave për vendimin për të kryer një operacion special ushtarak”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme