Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Evropa mbështet rindërtimin e demokracisë në Venezuelë pasi presidenti i vendit Nicolas Maduro në maj të vitit 2018 është zgjedhur në këtë detyrë në mënyrë të “paligjshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pasi që Nicolas Maduro u zgjodh në mënyrë të paligjshme në maj të vitit 2018, Evropa mbështet rindërtimin e demokracisë. Përshëndes guximin e mijërave venezuelasve që marshojnë për lirinë e tyre”, ka shkruar Macron në llogarinë e tij në rrjetin social.
Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, shpalli veten president gjatë protestave të djeshme anti-qeveritare në Karakas duke theksuar se nuk njohin qeverinë e presidentit Nicolas Maduro.
Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mbështet Guaido-n si president të përkohshëm të Venezuelës. Po ashtu, edhe Kanadaja dhe vendet e Amerikës jugore si Brazili, Kolumbia dhe Paraguaji, kanë njoftuar njohjen e Guaidos si presidenti të përkohshëm të Venezuelës.
Nga ana tjetër, disa vende përfshirë Turqinë, Rusinë, Kinën, Iranin, Bolivinë dhe Meksikën, kanë shprehur mbështetje për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili mbrëmë njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-të, të cilën e akuzoi për “organizim të puçit kundër qeverisë legjitime” të vendit të tij dhe u dha afat prej 72 orëve diplomatëve amerikanë të largohen nga Venezuela.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...