Mediat franceze dhe ndërkombëtare e kanë cilësuar zgjedhjen e Emmanuel Macron në presidencën e Asamblesë Kombëtare Franceze si hapin e parë drejt daljes nga anarkia.
Kampi i presidentit francez dhe deputetët e krahut të djathtë arritën një marrëveshje të minutës së fundit për të rizgjedhur kryetaren e Asamblesë Kombëtare Yael Braun-Pivet në raundin e tretë, me 220 vota pro, në një fitore që i hap rrugën Macron për të marrë një rol më të madh se sa pritej në formimin e qeverisë së re.
Duke bashkuar forcat, centristët e presidentit francez dhe të qendrës së djathtë shfrytëzuan mundësinë politike, duke i dhënë në të njëjtën kohë një goditje mbresëlënëse aleancës së majtë të Frontit të Ri Popullor.
Fitorja e Braun-Pievet bën të mundur që Macron të jetë në gjendje të emërojë një kryeministër nga radhët e tij, tha Mathieu Hoque, një analist politik.
“Në historinë moderne të Francës, presidenti i Asamblesë Kombëtare ka qenë gjithmonë në të njëjtin kamp me kryeministrin, do të ishte historike nëse nuk do të ndodhte tani”, shtoi ai.
Votimi dramatik i djeshëm në Asamblenë Kombëtare u zhvillua 11 ditë pas fitores së papritur të koalicionit të majtë Fronti i Ri Popullor në zgjedhjet parlamentare, me të cilin siguroi shumicën e mandateve, por jo shumicën absolute./abcnews.al
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner