Macron zbulon planin për burgjet e mbipopulluara në Francë

23:46 | 7 Mars 2018
Trina Galanxhi

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zbuluar planin se si do të trajtojë Franca burgjet e mbipopulluara.

Franca do të ndërtojë mijëra qeliza të reja burgu dhe do të përdorë më gjerësisht etiketimin elektronik në kuadrin e reformave të ndjekura nga Presidenti Macron, në mënyrë që të korigjojë mbipopulimin në disa nga burgjet më të këqija në Europë, transmeton portali arbresh.info

Numri i të burgosurve në Francë ka arritur deri në 69 mijë dhe është e pesta me madhja në Europë, pas Rusisë, Turqisë, Polonisë dhe Britanisë së Madhe.

Por, burgjet franceze janë më të mbipopulluara se ato në Britani, me një mesatare prej 115 të burgosur në 100 vende.

Në disa burgje të zonës së Parisit, ka raporte se të burgosurit flenë në dysheme, ndërsa në disa tjera thuhet se rreth 3 të burgosur qëndrojnë në qeli të ngushtë.

“Dënimet me burg nuk janë atje për t’iu përgjigjur emocioneve të shoqërisë”, tha Macron, duke shtuar se shpesh herë burgjet krijojnë edhe “përbindsha”.

Macron shtoi se dënimet me burg për në më pak se një muaj do të ndalohen, ndërsa ato nga një deri në gjashtë muaj do të shërbejnë në shtëpi me etiketim elektronik.

Përdorimi i drogës do të dënohet me gjoba dhe jo me burg, shtoi ai.

Këto ndryshime të paarqitura nga Macron, janë bërë gjatë një vizite në Francën juglindore, pasi një numër i madh i të burgosrve protestuan kundër rojeve dhe pasi dhuna doli jashtë kontrollit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme