Macron: Unë jam i barabartë me Putinin

21:19 | 19 Prill 2018
Trina Galanxhi

Presidenti francez Emmanuel Macron e konsideron veten të barabartë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Sipas tij sulmi ajror në Siri në koalicion me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe kishte për qëllim që t’i tregonte Rusisë “këtë pjesë”, transmeton portali arbresh.info

Macron këto komente i ka bërë pas një interviste me drejtuesit të radios RMC Jean-Jacques Bourdin dhe Edëy Plenel.

“Unë jam i barabartë me Putinin”, tha Macron.

“Dhe Putin e kupton këtë. Dhe unë vendosa për sulmet ajrore në Siri në mënyrë që t’ia përcjell këtë mesazh Putinit dhe të tjerve”, shtoi ai.

Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin pritet të takohen në St.Petersburg gjatë International Economic Forum (SPIEF) në maj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme