Presidenti francez, Emmanuel Macron, u është drejtuar francezëve menjëherë pas shpalljes së emergjencës për shkak të rritjes së numrave me koronavirus.
Ai tha se kushdo që shkel masat do të dënohet, transmeton portal arbresh.info
Macron theksoi se restaurantet dhe tubimet me miq janë të ndaluara, ndërsa shtoi se transporti publik do të funksionojë nën vëzhgimin e masave të reja.
Shtetrrethimi do të jetë në fuqi që nga ora 9 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, duke filluar nga dita e shtunë dhe do të mbetet në fuqi për katër javët e ardhshme.
Covid-19, Franca shpall gjendjen emergjente
Miratimi i gjendjes së jashtëzakonshme u jep autoriteteve autoritetin ligjor për të vendosur masa të ashpra. “Epidemia është një katastrofë në shëndetin publik e cila, nga natyra dhe ashpërsia e saj, rrezikon shëndetin e popullatës,” thanë autoritetet franceze.
Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan se numri i të shtruarve në spital për shkak të Covid- 19 tejkaloi pragun e 9,100 personave për herë të parë që nga 25 qershori, raporton Sputnik.
22.591 infeksione të tjera u regjistruan dhe 104 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara u rrit në 779,063./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin