Turqia thotë se deklarata e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron “Turqia është antievropiane” nuk përputhet me realitetin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy) vlerësoi shprehjet e përdorura nga Macron në lidhje me Turqinë dhe procesin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian (BE).
“I kemi pritur me një keqardhje të thellë disa fjalë që Macroni ka përdorur në lidhje me vendin tonë dhe procesin e integrimit evropian dje (27 gusht 2018) në Konferencën e Ambasadorëve që organizohet në kryeqytetin e vendit, Paris”, tha Aksoy në përgjigje të pyetjes në lidhje me çështjen.
“Vendi ynë ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të tentativës për grusht shteti, e cila dështoi në 15 korrik 2016. Mirëpo gjatë muajit të kaluar u anulua gjendja e jashtëzakonshme dhe Turqia hyri në periudhën e zakonshme të saj dhe sidomos pas kalimit në sistemin e Qeverisë Presidenciale ka hyrë në periudhën e progresit për sa u takon reformave të BE-së. Deklaratat që ka bërë Macroni për vendin tonë kanë treguar edhe një herë se sa larg është nga kuptimi i realitetit në Turqi, megjithëse (vazhdimisht) e kemi shpjeguar këtë shumë herë në çdo platformë”,- vijoi zëdhënësi.
Të thuash për Turqinë që është antievropiane, në një kohë që Turqia është një pjesë e pandarë e Evropës në aspektin politik, gjeografik dhe historik dhe një vend që gjithmonë ka bërë më shumë se sa i takon për sigurinë e kontinentit evropian, nuk përputhet me të vërtetën, theksoi Aksoy.
“Si një aleate e NATO-s dhe kandidate për në BE, Turqia edhe tani është një partnere strategjike dhe e privilegjuar e BE-së. Ndërmjet Turqisë dhe BE-së ekzistojnë mekanizma partneriteti dhe bashkëpunimi në shumë fusha, duke filluar nga emigracioni e deri tek antiterrorizmi”, shtoi ai.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...