Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur një ofensivë lëvdata drejt Parlamentit gjerman, duke përshëndetur bashkëpunimin mes Parisit dhe Berlinit si një forcë mbrojtëse kundër kaosit global dhe armiqëve përtej kufijve të Europës.
Franca dhe Gjermania po përballen me detyrën e bërjes së Europës më “elastike” në këtë kohë të rritjes së nacionalizmit dhe “hapjes së një kapitulli të ri në historinë europiane”, tha Macron para deputetëve gjermanë, duke shtuar se dy vendet ia detyrojnë këtë Europës, transmeton portali arbresh.info
Ndër të tjera ai ka theksuar se “bashkimi mes Francës dhe Gjermanisë mund të shpëtojë botën nga kaosi.
Dhe për të bërë këtë, udhëheqësi francez sugjeroi një recetë tradicionale, duke thënë se “Europa duhet të jetë më e fortë , më e pavarur dhe më sovrane.
“Secili prej nesh duhet të ndajë fuqitë e tyre vendimmarrëse, politikën e jashtme, politikën e emigracionit, të zhvillimit, sigurisht edhe atë të rritjes së buxhetit dhe të ardhurave tatimore”, tha ai.
Macron dhe Merkel vazhdimisht janë zotuar për reformimin e BE-së, duke kërkuar kohezion dhe unitet europian.
Megjithatë, në disa vende tanimë kanë filluar ta marrin pushtetin euroskeptikët.
BE mbetet mjaft e ndarë në çështje të tilla si emigracioni, dhe Macron vetë ka gjetur kundërshtarë të vendosur ndaj politikave të tij të emigracionit në Ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini dhe tek Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban./arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK