Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca po “përshpejtonte” punën për të parandaluar përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, ndërsa përjashtoi përsëri çdo pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të trupave franceze.
“Ne kemi vendosur të shtojmë punën për të parandaluar përshkallëzimin dhe të organizohemi në rast se ndodh. Ne po veprojmë mbi nevojën për të vazhduar përshtatjen e qëndrimit tonë me rrethanat e reja strategjike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj”, tha presidenti francez teksa theksoi se 3200 personelit ushtarak francez po marrin pjesë në një stërvitje të NATO-s.
Megjithatë, Macron, duke i bërë jehonë deklaratave që ka bërë në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, tërhoqi një vijë të kuqe për t’u bërë një “bashkëluftëtar” në luftë – duke përjashtuar çdo pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ushtarake franceze, raporton cnn.
“Ne vazhdojmë të qëndrojmë në krah të popullit ukrainas me mbështetje ushtarake, ekonomike dhe humanitare”, tha ai.
“Vendosmëria jonë na ka bërë të miratojmë me unitet një seri sanksionesh të paprecedentë”, tha Macron.
Presidenti francez përshkroi gjithashtu “izolim në rritje për Rusinë” dhe një përgjigje të unifikuar nga ana e aleatëve të NATO-s dhe BE-së.
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...