Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i tij ka “dyert e hapura” për të trajnuar pilotët luftarakë ukrainas, edhe pse ai përjashtoi mundësinë që t’i dërgojë Kievit avionë luftarakë.
Macron këto deklarata i bëri më 15 maj, një ditë pasi lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, vizitoi Parisin, në vizitën e dytë në Francë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
“Ne kemi hapur derën për trajnimin e pilotëve së bashku me disa shtete të tjera evropiane që janë të gatshme të bëjnë të njëjtën gjë. Mendoj se vendimet janë duke u marrë së bashku me amerikanët”,-tha ai duke shtuar se trajnimet mund të fillojnë menjëherë./euronews
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Vullneti fajëson Xhenetën për mënyrën se si “ka dal jashtë” ...
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...