Europa duhet të mësojë nga gabimet e saj të së kaluarës dhe të sigurohet që asnjë palë të mos poshtërohet kur Rusia dhe Ukraina negociojnë për paqe, ka deklaruar Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Macron paralajmëroi se ndërsa Europa po ndihmon Ukrainën, do të vijë një moment kur Moska dhe Kievi të kërkojnë paq dhe në atë pikë, asnjëra nga palët nuk duhet të poshtërohet dhe përjashtohet sikurse ndodhi me Gjermaninë e vitit 1918, tha ai në Ditën e Europës në Strasburg, transmeton portal arbresh.info
Historianët pajtohen se kushtet e vështira të vendosura mbi Gjermaninë nga armëpushimi i 11 nëntorit 1918 hodhën terrenin për ngritjen e Hitlerit, i cili përfundimisht çoi në Luftën e Dytë Botërore.
“Neve na duhet paqja për të ndërtuar të nesërmen, le të mos harrojmë kurrë këtë”, shtoi Macron.
“Ne duhet të bëjmë më shumë që të ulim Rusinë dhe Ukrainën në një tavolinë. Fundi i diskutimit dhe i negociatave do të vendoset nga Ukraina dhe Rusia. Por kjo nuk do të bëhet në mohim, as në përjashtim të njëri-tjetrit, as edhe në poshtërim”, shtoi ai.
“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë. Ne punojmë si europianë për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Për kthimin e paqes në kontinentin tonë. Ne do të jemi atje për të rindërtuar Ukrainën, gjithmonë si Europianë”, shtoi Macron përmes një postimi në mediat sociale.
Komentet e Presidentit francez erdhën të njejtën kohë kur Moska po zhvillonte paradën e Ditës së Fitores.
Me raketat dhe tanket e zakonshme balistike që gjëmojnë nëpër kalldrëm, parada e Moskës ishte lehtësisht më e shikuara nga afër që nga disfata e nazistëve në vitin 1945 që ajo feston.
Lufta e fundit e Rusisë në Ukrainë ka lënë të vdekur mijëra civilë, ka bërë që mijëra ukrainas të largohen nga vendi dhe ka kthyer shumë qytete në gërmadha.
Në paradën e Ditës së Fitores, Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka thënë asgjë për planet e ndonjë përshkallëzimi të situatës në Ukrainë, pavarësisht paralajmërimeve perëndimore se ai mund të përdorë fjalimin e tij në Sheshin e Kuq për të urdhëruar një mobilizim kombëtar, shkruan euractiv.
Putin përsëriti pohimet e tij se forcat e tij po luftonin përsëri nazistët.
“Ju po luftoni për atdheun, për të ardhmen e tij dhe askusht të mos harrojë mësimet e Luftës së Dytë Botërore. Kështu nuk do të ketë vend për xhelatët, ndëshkuesit dhe nazistët”, tha Putin.
Në Ukrainë, gjatë fjalimit të Vladimir Putin, luftimet nuk pushuan, sulmet me raketa shkatërruan ndërtesa në portin jugor të Odesës./arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje