Presidenti francez, Emmanuel Macron u kërkoi sot francezëve të rrisin vigjilencën përballë COVID-19 gjatë takimeve familjare për Krishtlindje, sepse në këto momente kur qetësohemi shfaqet virusi.
Në një konferencë shtypi në përfundim të një samiti evropian në Bruksel, ai kërkoi të jemi të kujdesshëm me të tjerët, të kemi kujdes nga njëri tjetri.
“Krishtlindjet janë në duart tona. Padyshim që duhet të takohemi përsëri, por më pak se zakonisht për Krishtlindje, më pak në numër dhe duke respektuar masat, duke mbajtur maskë duke përfshirë këtu edhe momentet familjare dhe miqësore”, nënvizoi Macron.
Kështu francezët do të jenë në gjendje t’i kalojnë këto festa me shëndet të mirë”, të dalin me shëndet të mirë dhe të mos gjenden në një situatë ku epidemia do të kishte rifilluar me më shumë forcë.
“Ka shumë rregulla dhe e di që ato ju rëndojnë”, por vullneti i shtetit është që t’ju mbrojë”, theksoi ai gjithashtu.
Pas njoftimit nga qeveria për një lehtësim gradual të masave kufizuese duke filluar nga 15 dhjetori, presidenti theksoi përveç të tjera se “do të ishim të papërgjegjshëm të hapeshin dhe të bëjmë sikur gjithçka shkon mirë”.
Duke falënderuar francezët për “përpjekjet” e tyre, ai ndjeu se ata tani kishin nevojë të merrnin frymë dhe të ishin në gjendje të takoheshin me familjarët./ATSH/
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...