Google ADS

Macron: Sulmi në Siri nuk ka zgjidhur asgjë

21:12 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti francez Macron ka pranuar që sulmi ajror ndaj Sirisë nuk ka zgjidhur asgjë, transmeton arbresh.info.

Sipas tij sulmi nuk ka zgjidhur asgjë veç e ka mbrojtur nderin e komunitetit ndërkombëtar.

Macron i është drejtuar parlamentit Evropian një konferencë të përbashkët.

Ai ka thënë që aleatët kanë reaguar për t’i mbrojtur rregullat ndërkombëtare kundër mizorisë së Assad ndaj popullit të vet.

“Sulmi nuk ka zgjidhur asgjë, por do t’i japë fund një sistemi.” Ka thënë Macron.
“Brenda një kornize legjitime dhe multilaterale dhe në një mënyrë shumë të shënjestruar pa asnjë viktimë njerëzore, për të shkatërruar tre vende ku janë prodhuar ose përpunuar armë kimike” ka shtuar Macron./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme