Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në ishullin La Reunion, një nga territoret tejoqeanike të Francës, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për çështjen e shamisë, për të cilën ditëve të fundit debatohej në opinionin francez, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Mua shamia në vendet publike nuk më intereson, por kur është fjala për institucionet publike, shkollat, dhe kur mbahen ligjërata ndaj fëmijëve, çështja e shamisë më intereson. Sekularizmi e kërkon këtë”, theksoi Macron, duke pohuar se nëpunësit dhe mësuesit nëpër shkolla duhet të jenë të paanshëm në raport me çështjet fetare.
Duke theksuar se në vend duhet të zgjidhet çështja islame, Macron tha se, “Në disa mëhalla, disa e përdorin shaminë si simbol me të cilën theksohet se lidhjet me republikën janë ndërprerë. Kjo quhet sektarizëm”.
Duke theksuar se nuk duhet të ketë diskriminim në raport me shaminë në Francë, Macron tha:
“Sot ka burra dhe gra që thonë se nuk janë të përkushtuar ndaj vlerave të republikës për shkak të religjionit të tyre. Këtë mund ta trajtojmë në shumë mënyra. Ka disa që thonë se unë e marr fëmijën tim në shtëpi pas shkollës, nuk dua që të shkojë në pishinë (ku vajzat dhe djemtë janë bashkë), nuk dua të mësojë muzikë. Kjo për mua është problem dhe kjo është sektarizëm”.
Deputeti francez nga e djathta ekstreme, Zhulien Odul, para rreth dy javësh në një takim në Besankon nga një grua myslimane kërkoi që ta heq shaminë para të birit të saj dhe e sulmoi verbalisht. Pas kësaj ngjarje në vend filloi debati dhe u rritën deklaratat qëllimi i së cilës ishin myslimanët.
Sipas raporteve të mediave franceze, një javë pas ngjarjes 286 persona janë ftuar në 85 programe debatuese lidhur me shaminë në kanalet më të rëndësishme televizive në vend. Përmendet se në këto programe debatuese nuk kishte vend për gratë me shami.
Zv/kryeredaktori i “La Figaro”, një nga gazetat më të njohura në Francë, Iv Trear në deklaratën për televizionin LCI, tha se, “E urrej islamin. Nëse në autobusin që udhëtoj ka një grua me shami, do ta largoj”.
Në letrën e hapur të publikuar javën e kaluar në gazetën “Le Mond”, 90 akademikë, artistë, regjisorë, aktorë dhe gazetarë, në mesin e të cilëve edhe aktori i njohur francez Omar Si dhe gazetari Alen Gresh, kërkuan nga presidenti francez që ta dënojë Odul.
Presidenti Macron në deklaratën e para rreth 15 ditëve theksoi: “Vetëm administrata dhe të gjitha shërbimet e shtetit nuk mund vet ta zgjidhin problemin e vazhdueshëm të ripërtëritur dhe të rritur islam. Tërë populli duhet të bashkohet dhe të ndërmarrë aksion”.
Ministri francez i Arsimit, Zhan Mishel Blanke, duke pohuar se shoqëria nuk e dëshiron shaminë në raport me nënat me shami që gjatë udhëtimeve shkollore shkojnë bashkë me fëmijët, theksoi se, “Ligji nuk e ndalon shaminë, por mund t’i inkurajojmë autoritetet lokale që ta ndalojnë shaminë”.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...