Google ADS

Macron: Rindërtimin e Notre Dame do ta përfundojmë në prill të vitit 2024

22:06 | 15 Prill 2021
Arditë Shkodra

Notre Dame është një nga simbolet shekullore të Parisit, por edhe më gjerë të Evropës.

2 vjet pas zjarrit që e kaploi këtë monument kulture, ishte vetë Presidenti francez që e vizitoi për të parë ecurinë e punimeve.

Që në orët e para të 15 prillit 2019, Presidenti Macron u premtoi francezëve se katedralja do të rindërtohet siç ka qenë dhe se do të rihapet për adhuruesit gjatë Olimpiadës në vitin 2024.

I rrethuar nga ministra, arkitektë dhe një gjeneral në pension i ushtrisë franceze që po mbikëqyr restaurimin e monumentit të shekullit të 12-të, Macroni inspektoi këtë të enjte përparimin e projektit ambicioz të rindërtimit.

“Të gjithë jemi të impresionuar me atë që po shohim, me punën që është arritur në dy vjet,” i tha Macroni një grupi punëtorësh në katedrale.

Hetimet për shkakun e zjarrit kanë dalë në përfundimin se ka qenë një defekt elektrik që e shkaktoi flakën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme