Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në një intervistë për BBC-në se planet e Bashkimit Evropian për të ndërtuar qendra për përpunimin e migrantëve në Afrikën e Veriut nuk do të funksionojnë, nëse procesi nuk udhëhiqet nga vendet atje.
Duke folur gjatë një vizite në Nigeri, Macron tha se shumë vende afrikane janë të shqetësuara se qendrat e tilla do të veprojnë si një faktor tërheqës për migrantët.
Deri më tani, asnjë vend afrikan nuk ka rënë dakord për ngritjen e këtyre qendrave.
Udhëheqësit e BE-së u pajtuan për eksplorimin e një ideje të tillë javën e kaluar, në një samit në Bruksel.
Ata gjithashtu ranë dakord për të krijuar qendra të sigurta për pranimin e migrantëve brenda BE-së, por kanë dallime të thella rreth zbatimit të planit.
Macron tha se Evropa do të përballet me migrimin nga Afrika me dekada, për shkak të, siç u shpreh, ritjes së paplanifikuar të popullsisë në Afrikë.
Ai është kritikuar për deklarata të tilla në të kaluarën dhe disa e kanë akuzuar për përsëritje të retorikës koloniale.
Por, Macron po ashtu tha se BE-ja nuk mund të marrë vendime për vendet afrikane.
Macron tha se prioritet i tij kryesor është t’i dekurajojë njerëzit nga marrja e “rreziqeve të çmendura” vetëm për të arritur në Evropë./REL
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...