Google ADS

Macron propozon dërgimin e 4-5% të vaksinave te vendet e varfëra

07:48 | 19 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Europës dhe SHBA-ve që të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të furnizimeve të tyre të vaksinave koronavirus në vendet në zhvillim.

Për Financal Times ai tha se bota ka dështuar në ndajren e barabartë të vaksinave, transmeton portali arbresh.info

Deri me tani, pjesa dërrmuese e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta.

Macron propozoi planin e tij për të adresuar çekuilibrin përpara Samitit virtual të G7-tës.

“Ne nuk po flasim për miliarda doza, ose miliarda euro”. Tha Macron.

“Bëhet fjalë për shpërndarjen më të shpejtë të vaksinave”, shtoi ai.

“Kjo nuk do të ndryshojë fushatën tonë të vaksinimit, por secili vend duhet të lërë mënjanë një numër të vogël të dozave që duhet të transferojë dhjetëra miliona prej tyre, dhe shumë shpejt, në mënyrë që njerëzit të shohin se ajo është duke ndodhur”, shtoi Macron.

Macron tha se Kancelarja gjermane Angela Merkel e mbështet këtë iniciativë, ndërsa ka shtuar se shpreson edhe në mbështetjen e SHBA-ve.

Në mungesë të një skeme të tillë, Kina dhe Rusia po plotësonin boshllëkun, “duke hapur rrugën për një luftë ndikimi mbi vaksinat”, tha Macron./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme