Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se problemi për çështjen e shtrenjtimit të derivative mund të zgjidhet me dialog e jo me protesta, raporton Anadolu Agency (AA).
Macron gjatë vizitës zyrtare në Belgjikë në Universitetin Louvain-la-Neuve mbajti një fjalim ku foli në lidhje me protestat që filluan ditën e shtunë kundër shtrenjtimit të derivateve.
Ai tha se protestat i sheh si normale, por se ky problem mund të zgjidhet me dialog e jo me protesta. Ai shtoi se qëllimi i tyre është të vendosin më shumë taksa për derivate fosile.
Macron potencoi se ofrojnë mbështetje për ata të cilët kërkojnë të marrin automjete elektrike në vend të automjeteve të cilat rrisin ndotjet e ajrit në qytet.
– Një i vdekur dhe 528 të plagosur në protesta
Ministri i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner tha se gjatë incidenteve në protesta një person ka humbur jetën ndërsa 528 të tjerë janë plagosur ku 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Në protestat të cilat mbahen në gjithë shtetin, është kundërshtuar vendosja e taksave shtesë nga qeveria për derivate. Protestuesit me “jelekë të bardhë” organizuan protesta të shumta në qindra rrugë dhe lagje.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bas...
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...
“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ At...
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...