Google ADS

Macron: Polonia po punon kundër interesave evropiane

18:13 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kritikuar sot në Varna qeverinë konservatore në Poloni, e cila sipas tij, është duke punuar kundër interesave evropiane, për shkak të të cilave rrezikon të përfundojë “në margjina” të Unionit Evropian në të ardhmen.

“Polonia sot nuk është vend, i cili mund t’i tregojë rrugën Evropës, por është vetëm vend që ka vendosur të punojë kundër interesave evropiane në shumë fusha”, deklaroi Macron në konferencën e përbashkët për media me presidentin bullgar Rumen Radev.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme