Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të bëjë vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara nga data 23 deri më 25 prill, njoftoi zyra e tij.
“Ftesa pasqyron miqësinë dhe aleancën historike midis dy vendeve tona, si dhe fuqinë e marrëdhënieve midis dy presidentëve”, tha zyra e Macronit.
Trump e ka bërë ftesën në janar, pas vizitës së tij në Francë.
Edhe pse Trump dhe Macron kanë deklaruar marrëdhënie të mira dhe janë takuar disa herë, ata nuk pajtohen për një sërë çështjesh, përfshirë vendimin e Trumpit për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.
Programi për vizitën e Macronit nuk është finalizuar ende, por do të përfshijë një konferencë të përbashkët shtypi dhe një darkë shtetërore, tha zyra e tij.
Burimet diplomatike thonë se Macron mund të shfrytëzojë rastin për të vizituar edhe Nju Orllinsn, i cili këtë vit feston 300-vjetorin e themelimit nga francezët, më 1718./REL
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...