Franca është ofruar të ndërmjetësojë në krizën mes qeverisë irakiane dhe autoriteteve kurde. Ndërsa ka premtuar të mbajë prezencën ushtarake derisa të mundet Shteti Islamik.
Oferta e presidentit Emmanuel Macron koincidon me vizitën e kryeministrit irakian Haider al- Abadi, e para që nga vota për pavarësi e rajonit kurd, transmeton portali arbresh.info
Qeveria irakiane ka vendosur sanksione në përgjigje të votës së pavarësisë, por Abadi ka thënë që ai mund të kuptojë aspiratat e kurdëve, me kusht që ato të shprehen në përputhje me kushtetutën dhe donin të shmangnin dhunën.
“Ne nuk duam një konfrontim të armatosur, nuk duam përleshje”, tha Abadi, duke folur së bashku me Macron. “Por autoriteti federal duhet të mbizotërojë dhe askush nuk mund të shkelë autoritetin federal”.
Rezultati i referendumit ka ngritur shqetësime në Irak dhe jashtë vendit se një konflikt mund të shpërthejë atje përgjatë vijave etnike, potencialisht duke dobësuar një fushatë të mbështetur nga SHBA kundër Shtetit Islamik, i cili ende mban copa të territorit në Irak dhe Siri.
Macron, vendi i të cilit është kontribuuesi i dytë më i madh në fushatë, tha se forcat franceze do të mbeten deri në mundjen “totale” të grupit militant.
“Është e rëndësishme në javët dhe muajt e ardhshëm që të fillojë një dialog që respekton unitetin, integritetin dhe sovranitetin e Irakut në kuadrin e kushtetutës dhe njohjen e të drejtave kurde”, është shprehur presidenti francez.
“Franca është e gatshme, nëse dëshirojnë autoritetet e Irakut, të kontribuojnë në mënyrë aktive në ndërmjetësimin e nisur nga Kombet e Bashkuara”.
Abadi, në Paris për bisedime dypalëshe, tha se irakianët dhe kurdët kishin një interes të përbashkët për ruajtjen e paqes./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...