Presidenti i Francës, Emmanuel Macron theksoi se vendi i tij nuk e njeh aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia, duke iu përgjigjur indirekt deklaratave të Nicolas Sarkozy që e konsideron iluzion kthimin e Krimesë në Ukrainë.
“Dua të them edhe një herë këtu përballë jush, pranë jush, në mënyrë shumë të qartë: Franca nuk njeh as aneksimin nga Rusia të territoreve ukrainase dhe as rezultatet e zgjedhjeve të manipuluara që u organizuan”, tha presidenti francez në një video-mesazh që u transmetua në samitin e Platformës së Krimesë, një samit diplomatik vjetor i iniciuar nga Ukraina dhe presidenti Volodymyr Zelensky për të kujtuar sovranitetin e Ukrainës mbi gadishullin.
“Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ne shohim një përkeqësim të vazhdueshëm të situatës humanitare të të drejtave të njeriut në rajon”, tha presidenti francez.
Sarkozy, president i Francës në periudhën 2007-2012, tha pak ditë më parë se në Krime “çdo kthim është iluzion”. Për Sarkozy, “një referendum i pakontestueshëm do të jetë i nevojshëm për të vërtetuar situatën aktuale”.
Në të njëjtën mënyrë, për territoret e diskutueshme të Ukrainës lindore dhe jugore Sarkozi propozoi organizimin e referendumeve nën mbikëqyrjen e rreptë të bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjet territoriale në mënyrë përfundimtare dhe transparente.
Sarkozy gjithashtu mbrojti një Ukrainë që do të qëndronte neutrale, duke mos u bashkuar me NATO-n apo Bashkimin Evropian.
Përballë këtij konfrontimi, diplomacia franceze siguroi se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar.
Në mesazhin e tij, Macron theksoi sot “vendimin historik për të njohur në Ukrainë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE”. “Ne do të qëndrojmë pranë jush në këtë rrugë evropiane dhe në pritjen tuaj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, pra në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, theksoi ai.
“Kryesisht, ne vazhdojmë t’ju ofrojmë ndihmën tonë në të gjitha fushat, në mënyrë që Rusia t’i japë fund luftës së saj të agresionit kundër jush dhe t’ju lejojë të mbroni dhe fitoni,” tha ai./abcnews.al
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...