Presidenti francez Emmanuel Macron synon të nisë fushatën e tij të rizgjedhjes këtë javë me shëtitje jashtë Parisit dhe një tubim të madh në kryeqytet, pasi presionet diplomatike të luftës në Ukrainë kufizuan “politikën” e tij në shtëpi, duke e dërguar kështu në rënie të sondazheve.
Macron, 44 vjeç, shpreson që muajin e ardhshëm të jetë presidenti i parë francez që do të fitojë rizgjedhjen në 20 vjet, por së fundmi ai ka rënë nga dy deri në tre pikë në sondazhe ndërsa diferenca midis tij dhe kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen është shumë e ngushtë, transmeton portal arbresh.info
Ndërsa ai mbetet i preferuari, 10 ditët e ardhshme të fushatës shihen si të ngarkuara dhe të rrezikshme mes zemërimit për koston e jetesës, zhgënjimit me nivelin e debatit të fushatës dhe politikës në përgjithësi.
“I adhuroj mitingjet, por le të jemi të qartë, nuk mund të bëj shumë”, tha Macron për një TV franceze, duke spjeguar se ai është shumë i angazhuar për vendosjen e paqes në Ukrainë.
Macron, pasi mori pushtetin në vitin 2017, duke premtuar se do ta transformonte Francën me një markë të re politike që nuk ishte as e majta as e djathta, po votohet me rreth 27% në raundin e parë, i ndjekur nga Le Pen me rreth 17%.
Le Pen po fiton terren pas fushatës së fortë për krizën e kostos së jetesës në Francë.
Nëse Macron përballet me Le Pen në raundin përfundmitar të balotazhit me 24 prill, rezultati parashikohet të jetë shumë më afër se kur ai fitoi pesë vjet më parë me 66 përqind.
Sondazhet në Francë kanë gjetur se katër në dhjetë përsona ende nuk është i sigurtë se për kë do të votojnë.
Shumica e votuesve francezë besojnë se Macron do të udhëheqë për çështjen e luftës në Ukrainë, e cila fillimisht u duk se forconte pozicionin e tij dhe në eventet e fushatës do të thotë rregullisht se do të flasë me një lider botëror në telefon menjëherë më pas. Rivalët e tij presidencialë në të djathtë dhe në të majtë megjithatë e akuzojnë atë se po frenon debatin politik në shtëpi.
Qeveria e Macron është akuzuar edhe se ka paguar miliona për pandeminë, sidomos për përhapjen e ngadaltë të vaksinave./Guardian/ arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...