Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin pas ekspozimit të përçarjes rreth përgjigjes së Evropës sa i përket luftës në Ukrainë.
Lideri francez ka paralajmëruar se “siguria e Evropës dhe e francezëve është e rrezikuar” dhe nëse Rusia fiton luftën, besueshmëria e Evropës do të “ulet në zero”, raportoi BBC.
Por Scholzi ka qenë më i kujdesshëm, duke përjashtuar dërgimin e raketave gjermane “Taurus” në Ukrainë. Ukraina rrezikohet nga mungesa e armëve. Meqë Gjermania mbetet burimi kryesor evropian për dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, kancelari gjerman ka pasur presion për të zgjeruar ndihmat e qeverisë së tij, meqë edhe ndihma 60 miliardë dollarëshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bllokuar nga Kongresi i Republikanëve.
Kryeministri polak, Donald Tusk, i cili iu bashkua dy liderëve në Berlin më vonë, ka thënë se është në dorën e tri shteteve të tyre “për të mobilizuar të gjithë Evropën” për të ndihmuar Ukrainën.
“Solidariteti i vërtetë për Ukrainën? Më pak fjalë, më shumë municione”, ka shkruar Tusku në rrjetet sociale të premten.
Ky takim ka ardhur pas sulmit të Rusisë në jug të Ukrainës në qytetin Odesa, ku mbetën të vrarë të paktën 14 njerëz dhe u lënduan 46 të tjerë, në mesin e tyre edhe stafi mjekësor. Macroni ka paralajmëruar se Rusia është duke synuar të zgjerojë fuqinë e saj dhe nuk do të ndalojë tani:
“Nëse e lëmë të vetme Ukrainën në luftë, humbja e saj do të kërcënojë edhe Moldavinë, Rumaninë dhe Poloninë”, ka thënë ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë në rrjetet sociale se i ka thënë liderit gjerman që prioritetet e Ukrainës ishin “automjetet e blinduara, artileria dhe mbrojtja ajrore”. Sipas tij, arsyeja pse Rusia ka avancuar kohëve të fundit në fushëbetejë ka qenë mungesa e municioneve dhe u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s për të furnizuar Ukrainën me çka i nevojitet./abcbews.al
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...