Teherani i ka dhënë Evropës 60 ditë kohë për t’u siguruar që interesat e Iranit janë të mbrojtura nën Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA), përndryshe do të marrin veprime për t’u tërhequr.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se Uashingtoni do të ishte përgjegjës nëse autoritetet iraniane do të braktisnin marrëveshjen bërthamore, transmeton portali arbresh.info.
“Së dyti, nëse Irani tërhiqet nga kjo marrëveshje, do të jetë përgjegjësi e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk do të përziejmë rolet dhe do të themi se janë evropianët”, tha udhëheqësi francez në një konferencë shtypi pas takimit jozyrtar të udhëheqësve të BE-së në qytetin rumun të Sibiut.
Komentet e Macron pasojnë njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse të bërë më parë gjatë ditës që Shtetet e Bashkuara duhet të përfundojnë çdo aktivitet që pengon bashkëpunimin politik dhe ekonomik të vendeve të tjera me Iranin.
Kjo deklaratë u bë menjëherë pasi shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini vuri në dukje se Bashkimi Evropian mbetet i angazhuar për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit (PBV), marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin në 2015, për aq kohë sa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmon se Teherani vepron në përputhje me marrëveshjen./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?