Macron nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

14:53 | 14 Gusht 2022
A. B.

Presidenti francez, Emmanuel Macron nënshkroi protokollin e ratifikimit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, njoftoi pallati Elysee.

Më herët, parlamenti francez kishte miratuar pranimin e dy vendeve nordike në aleancën e mbrojtjes.

Suedia dhe Finlanda kanë qenë partnerë të NATO-s për një kohë të gjatë, por qëndruan larg anëtarësimit të plotë për dekada.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, ata ndryshuan kurs.

Përpara se protokollet e anëtarësimit të hyjnë në fuqi, ato duhet të ratifikohen nga të 30 vendet anëtare të NATO-s.

Gjermania dhe shumë shtete të tjera kanë dhënë tashmë miratimin e tyre. /DPA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme