Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një udhëheqës bashkëpunues i botës së lirë nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, tha Emmanuel Macron, presidenti i Francës, duke ilustruar lehtësimin e ndjerë nga shumë aleatë të rëndësishëm të SHBA-ve që trazira e presidencës së Donald Trump ka mbaruar.
Vërejtja e Macron i bën jehonë asaj të kryeministrit britanik, Boris Johnson i cili e përshëndeti Biden të enjten si “një frymë e madhe e ajrit të pastër”, transmeton arbresh.info
As Macron dhe as Johnson nuk bënë një paralele të qartë midis Biden dhe Trump, megjithëse të dy vlerësuan tonin e bashkëpunimit të Bidenit dhe zyrtarët thanë se kishte lehtësim pasi Trump nganjëherë tronditi dhe hutoi shumë aleatë evropianë.
Biden, i pyetur nga një reporter nëse Amerika ishte rikthyer përsëri, ai u kthye drejt presidenit francez, Macron se ai duhet t’i përgjigjej kësaj pyetjeje.
“Po patjetër”, tha Macron. “Është shumë mirë të kesh një president të SHBA-ve që është pjesë e klubit dhe shumë i gatshëm të bashkëpunojë.”
“Ajo që ju demonstroni është se udhëheqja është partneritet”, i tha Macron, Biden ndërsa ishin ulur në një tarracë të hapur me një pamje të detit pas tyre.
Biden u pajtua me atë qe tha Macron.
” E kam thënë edhe më herët, e po e them edhe tani, Shtetet e Bashkuara janë rikthyer”, tha Biden. “Gjërat po shkojnë mirë, unë mendoj mirë, dhe siç themi ne në SHBA, jemi në të njëjtën faqe.”
Biden shtoi se Shtetet e Bashkuara ndiheshin shumë të forta për kohezionin e aleancës ushtarake të NATO-s dhe shprehu mbështetjen për Bashkimin Evropian – shënjestra e shumë kritikave nga Trump gjatë presidencës së tij 2017-2021.
“Unë mendoj se Bashkimi Evropian është një entitet tepër i fortë dhe i gjallë, që ka të bëjë shumë me aftësinë e Evropës Perëndimore jo vetëm për të trajtuar çështjet e saj ekonomike por për të siguruar shtyllën kurrizore dhe mbështetjen për NATO-n,” tha Biden./reuters/arbresh.info/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...