Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se në BE është folur shumë anglisht, ndërsa ka shtuar se do të punojë për përhapjen e gjuhës frëngjishte nëpër institucionet e BE-së.
Në mbarë botën janë rreth 274 milionë folës të gjuhës franceze, duke e bërë kështu gjuhën franceze të pestën më të folur në botë dhe të katërtën më të përdorur në internet, transmeton portali arbresh.info
Franca ka kohë që ka dominuar selinë e BE-së në Bruksel, por gjuha angleze është bërë gjuhë institucionale nëpër BE-, eçanërisht pasi anëtarët e Europës Lindore u bashkuan me bllokun në 2004.
Britania me ekonominë më të madhe në Europë dhe vendi ku flitet në masë gjuha angleze, do të largohet nga BE-ja gjatë vitit të ardhshëm.
“Situata është paradoksale, sepse gjuha angleze nuk do të duhej të ishte prezente në Bruksel, sidomos tani që po flasim për Brexit”, tha Macron.
Macron, i cili, ndryshe nga shumica e liderëve të mëparshëm francezë, shpesh flet anglisht në publik kur është jashtë vendit, tha se kjo nuk ishte një lëvizje kundër përdorimit të gjuhës angleze, por një ide për të promovuar shumëgjuhësinë.
Ai shtoi se në favor të të gjithve në Europë është që të mësohen të paktën dy gjuhë të huaja, ndërsa ka shtuar se Franca do të rrisë përpjekjet për t’i futur gjuhën franceze në institucionet e BE-së./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit