Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi se ekzistonin perspektiva të arsyeshme për të siguruar një vaksinë kundër koronavirusit në muajt e ardhshëm, në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“E kam thënë që është shumë e rëndësishme, në një kohë kur disa vaksina janë në fazën III, ne kemi perspektiva që janë të arsyeshme për të pasur një vaksinë në muajt e ardhshëm”, konfirmoi ai.
“Kjo nuk do të zgjidhte problemet javët e ardhshme, por muajt e ardhshëm”, shtoi presidenti francez, Emmanuel Macron, duke përshëndetur koordinimin evropian në kërkimin e vaksinës.
“Ne kemi përmirësuar bashkëpunimin evropian mbi vaksinën së bashku, duke bashkuar shumë shtetet të tjera dhe Komisionin, për të inkurajuar fillimisht prodhuesit tanë që kërkojnë një vaksinë”, theksoi ia.
“Dhe për të siguruar që ne do të kemi kapacitetet t’i prodhojmë dhe t’i shpërndajmë në popullsitë tona kur ato do të jenë të disponueshme “, nënvizoi presidenti francez.
Ndërkohë që kërkimet janë përshpejtuar për gjetjen e një vaksine, Komisioni Evropian njoftoi dje se kishte rezervuar 225 milionë doza të vaksinës potenciale kundër COVID-19 nga gjermani “CureVac”.
Kjo është marrëveshja e katërt e këtij lloji e arritur nga BE me laboratorët./atsh/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon një tryezë diskutimi, m...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri