Presidenti francez, Emmanuel Macron raportohet të ketë mbetur i vetmuar, pasi nuk ka pranuar që të marrë parasysh këshilltarët mbi zbutjen e tensioneve në raport me grevat që kanë përfshirë vendin.
Grevat e fundit janë më të rëndat që nga koha kur ai ka marrë presidencën, shkruan “The Telegraph”, transmeton portal arbresh.info
Këshilltarët e Marcon janë përpjekur ta bindin atë për të zbutur pjesën kryesore të reformave, ngritjen e moshës në të cilën shumica e punëtorëve mund të pensionohen me pension të plotë nga 62 në 64.
Sidoqoftë, Macron është vendosur që të mos e bëjë atë që bëri qeveria e mëparshme kur u përball me greva të zgjatura për reformat e pensioneve 24 vjet më pare.
Macron beson se duhet të mbajë të paprekura reformat e pensioneve nëse do t’i shmanget përmbushjes së premtimit të tij për modernizimin e ekonomisë franceze, uljen e papunësisë dhe rritjen ekonomike.
Katër ekonomistë të tjerë që ndihmuan në hartimin e manisfestit zgjedhor të Macronit në 2017, kanë botuar një artikull në të përditshmen Le Monde këtë muaj duke bërë rastin për ndalimin e rritjes së moshës së pensionit. Ata argumentuan se konsideratat buxhetore po errësojnë pikën kryesore, që është të futet një sistem i vetëm universal i pensioneve shtetërore. Gjashtëdhjetë e katër është akoma më e ulët se mosha normale e pensionit në shumë vende të tjera të Evropës. Në Britani, aktualisht është 65 vjeç, ndërsa në mes të viteve 2026 dhe 2028 pritet të rritet deri në 67.
Pavarësisht krijimit të më shumë se një million vendeve të punës dhe një ulje të shkallës së papunësisë prej 8.5 përqind, më e ulta në Francë për një dekadë, vlerësimet e miratimit të presidentit janë në vetëm 39 përqind, sipas një sondazhi këtë muaj, ndërsa një tjetër e vendosi atë edhe më e ulët në 33 përqind.
Sondazhet sugjerojnë që shumica e francezëve ende i mbështesin ose i simpatizojnë grevat, të cilat tanimë kanë hyrë në javën e katërt.
Macron kaloi pushimet e Krishtlindjeve në shtëpinë presidenciale në Riviera, përderisa grevat dhe protestat vazhduan në Paris.
Të shtunën, forcat policore janë përleshur me protestuesit të cilëve iu bashkuan edhe ‘jelekët e verdhë’./arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor